Fotolajmi

Orteku shemb hotelin, vdesin së paku 30 njerëz në Itali

Së paku tridhjetë njerëz humbën jetën në Italinë qendrore në natën e mërkurë, pasi që një ortek bore kishte rënë mbi hotel, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

Punëtorët e shpëtimit gjetën trupat e shumë të vdekurve brenda hotelit “Rigopiano di Farindola” dhe supozohet se në momentin e aksidentit ishin rreth tridhjetë njerëz, njofton agjencia e lajmeve Ansa.
Një nga krerët e ekipeve të shpëtimit, Krocheta Antonio, i tha agjencisë se në vendin e tragjedisë kanë gjetur “shumë të vdekur”. Numri i saktë ende nuk është i njohur, por supozohet se në momentin e aksidentit në hotel kanë qenë rreth 30 njerëz, shtoi ai.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kishin ndihmuar dy persona, të cilët në momentin e aksidentit ishin jashtë hotelit.
Një seri e dridhjeve të forta me një magnitudë prej më shumë se 5 gradë të shkallës Rihter goditi Italinë qendrore të mërkurën, e cila vitin e kaluar u godit nga një tërmet shkatërrues, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe kishte ndërprerë trafikun hekurudhor dhe metrotë në kryeqytetin e Romës.