Shkurt.ch
Flasin vajzat
Dy vajzat e Sadetës së vrarë shprehen të habitura, pse nuk kanë reaguar me kohë autoritetet
Kurora lule kishin vënë në vendin ku ishte ekzekutuar e ëma e tyre Sadetja në qendër të Pfäffikonit, dy vajzat, Merita 29-vjeçare dhe Sahadetja 26-vjeçare.
Dy vjazat ishin tronditur me ngjarjen tragjike që kishte ndodhur të hënën, kur babai i tyre kishte vrarë të ëmën e tyre dhe shefen e Qendrës Sociale në Pfäffikon.
Sahadetja ishte vajza më e vogël e familjes.
Të bijat e Sahadetës së ndjerë kishin vënë kurora lulesh edhe në vendin, ku babai i tyre kishte vrarë zyrtaren sociale.
„Babai im ishte agresiv”, ka thënë Merita për Blick. „Ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi nënën time. Edhe ne fëmijët u rrahën rregullisht dhe shpesh ishim te mjeku për shkak të lëndimeve që na ka shkaktuar babai”, kanë deklaruar dy vajzat.
Pensionisti invalidor ka dëshiruar të bëj një jetë të luksit.
Merita e trishtuar, tashmë nënë e një djali nëntë muajsh, tha se babai i tyre nuk është kujdesur për fëmijët.
” Vetëm paratë ishin të rëndësishëm për të. Pavarësisht se ishte pensionist invalidor, ai donte të bënte një jetë të luksit. Një pjesë të madhe të parave i dërgonte në Kosovë. Vëllai i tij kishte shumë borxhe. Por këto para nuk i kanë mjaftuar nga ndihmat sociale. Për këtë arsye ai e ka dytyruar nënën time të punoj dhe për këtë arsye e ka vrarë drejtoreshën e Qendrës Sociale. Ai ishte i bindur se po merrte pak para nga ndihmat sociale. Ai i ka urryer ato” , ka folur Merita për babën e saj, autor i dy vrasjeve.
Ajo nuk e kupton pse autoritetet nuk kanë ndërhyrë më herët.
„Policia ishte aq shpesh në shtëpinë tonë. Dy muaj më parë babai im kishte sulmuar me gërshëre nënen time. Policia i kishte ndaluar vetëm kontaktin. Pas kësaj babai im iku në Kosovë. Por ai nuk e ka lënë të qetë nënën time. Ai i ka dërguar qindra mesazhe kërcënimi nënës time. Unë kam kërkuar ndihmë në qendrat për përkujdesjen e të rinjve, por ata nuk bërë asgjë me arsyetimin se të gjithë jemi mbi 18 vjeç. Shefja e Qendrës Sociale e ka këshilluar nënën time për të kërkuar banesë”, tha Merita.
Dorasi Sh.S, të hënën më 8 gusht ishte kthyer nga Kosova. Ai kishte ndjekur në çdo hap gruan tij. Shani.S për të fjetur kishte shkuar te të afërmit dhe në një xhami të Päffikonit.
„Miqtë dhe të afërmnit e kanë parë në Pfäffikon dhe kanë e paralajmëruar nënën time ,që të jetë e kujdesshme”, ka thënë e dëshpruar Merita.
Të premtën e kaluar, babai im ka dërguar një mik për të marrë rrobat e tij, në banesë dhe i kishte dërguar fjalë nënës se donte të pajtohej me të. Por ajo ka refuzuar. Në të njëjtën ditë ai kishte një takim në Zyrën e Mirëqenies Sociale”, tregon ngjarjen para vrasjes, Merita..
Armën e kishte sjellë Shaniu nga Kosova, ka bërë të ditur në një deklaratë prokurori i rastit.
„Ai na ka kërcënuar shpesh. Ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme”, tha Merita.
Edhe vajza e vogël Sahadetja, konfirmon se nëna e saj kishte frikë të pabesueshme nga babai i dhunshëm .
„ Ajo kishte paguar të gjitha faturat. Njëherë i kishte ndodhur të mos i paguante, ai e kishte kërcënuar nënën me thikë. Nëna ime na ka ushqyer dhe rritur të gjithëve në familje, por ajo gjithmonë nuk ishte trajtuar mirë nga babai”, rrëfen për jetën e nënës së ndjerë, vajza e vogël Sahadetja.
Ajo kishte gjetur gjithmonë mbështetje në Zyrat e Mirëqenies Sociale.
„Nëna ime kishte vendosur për ta braktisur babain”, thotë Sahadetja.
Për vajzën më të re të familjes ishte e qartë se vendimi i nënës për ndarje, do të kishte një përfundim të përgjakshëm.
Këtë e kishte konfirmuar dje edhe kryeprokurori.
„Nëse gruaja e tij kishte rënë dakord të jetonte përsëri me të, ai nuk do ta vriste”, citohet të ketë thënë, prokurori Roland Geissler.
Sipas Sahadetes edhe vëllai i saj i vetëm Shpendi, kishte provuar të parandalonte babain e tij, por kishte qenë e kot. Tani për të është më së vështiri.
Sahadetja në rrëfimin e saj ishte përshkuar nga pikëllimi dhe dëshpërimi.
„Nuk e di si do të jetojë pa nënën time, ajo ishte nënë për të gjithë”, përfundon rrëfimin Sahadetja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor