Shkurt.ch
Të Gjelbrit synojnë Këshillin federal
Të Gjelbrit në Zvicër janë të ndarë në dy palë. Disa kanë kokën në të majtë të vijës së ashpër, kurse të tjerët ecin në rrugën e liberalëve. Megjithatë, dëshira për të pasur një politikë të gjelbër është e pamohueshme. Sipas një sondazhi, të Gjelbrit zviceran do të marrin se bashku vetëm 15% të votave në zgjedhjet e kësaj vjeshte. Është pothuajse aq sa edhe PDC-ja (Partia Demo-kristiane) dhe pak më pak se PLR-ja (Partia Liberale radikale). Kjo e fundit, deri më tani, zë dy vende në Këshillin Federal, kurse selia e PDC-së mbetët në çdo rast e diskutueshme.
Për të Gjelbrit pjesëmarrja në qeveri është diçka tani më e fituar në nëntë kantone dhe qytetet të mëdha të Zvicrës. Por, ende ajo nuk ka arritur gjerë tek niveli federal. Presioni po bëhet gjithnjë e më i madh në çdo legjislaturë. Në pikëpamjen aritmetike të Gjelbrit tani mund të pretendojnë të kenë një zë edhe në qeveri.
Z. Leuenberger, presidenti i partisë së Gjelbërve, e ka kuptuar këtë, me ç’ rast ai ka emëruar menjëherë një grup prej gjashtë kandidatëve. Me kryetarin e qeverisë së Bazelit, Guy Morin, dhe Këshilltarin qeveritar, Bernhard Pulver, ai mendon se mund të nisë garën me personalitete karizmatike. Këtë herë, duket se të Gjelbrit e kanë marrë seriozisht këtë çështje, gjë që shpjegohet edhe për shkak të zhvillimit dramatik të politikës energjetike. Tani ne kemi nevojë për një zë të gjelbër në Këshillin Federal, ka thënë z. Leuenberger.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor