Shkurt.ch

Punëtorja sociale vritet për para

Kosovari kishte vrarë drejtoreshën e Qendrës Sociale ngase ishte i pakënaqur me mbështetjen e ofruar financiare

Kosovari 59-vjeçar, Sh.S, autor i dy vrasjeve në Pfäffikon, ka pranuar të martën para prokurorit të rastit, se ka qëlluar për vdekje gruan e tij për shkak të kërcënimit për ndarje.

Prokurori ka bërë të ditur se 52-vjeçarja, S.S ishte qëlluar tri herë nga burri i saj.

Ndërsa viktima e dytë, drejtoresha e Qendrës Sociale në Pfäffikon, ishte vrarë dje ngase Sh.S, nuk ishte i kënaqur me mbështetjen financiare që i ofrohej nga kjo qendër, njofton me një deklaratë motivet e vrasjes prokurori i Kantonit të Cyrihut, transmeton 20min..

Nga ana tjetër zyrtarë komunal të Pfäffikon-it kanë thënë për agjencinë e lajmeve SDA, të cilën e transmeton 20min, se deri të hënën nuk kanë qenë të kërcënuar nga vrasësi i i dy grave, Sh.S..

“Ai ishte i njohur si gjaknxehtë dhe klient jo bashkëpunues dhe se bashkëpunimi me të ishte shumë i vështirë”, ka përshkruar Sh.S, Peter Thoma, një zyrtar komunal.

Zyrtarët të Qendrës Sociale konfirmuan se ishin në dijeni për problemet që kishte kjo familje kosovare dhe se e kishin në përcjellje të vazhdueshme.

Sipas policisë, Sh.S ka shtënë mbi gruan e tij me një revole, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Për origjinën e armës, policia nuk ka dhënë informacione. “Hetimet janë në vazhdim e sipër”, ka thënë, zëdhënësi i policisë, Marcel Streber.