Shkurt.ch
„Plaçkitje moderne“ a la Schengen
Udhëtarët të cilët nuk janë të pajisur me një vizë speciale për Zvicër, dënohen gjatë kontrollit të pasaporteve në aeroportin e Cyrihut
Më 5 gusht të këtij viti, shkrimtarja amerikane, Irene Dische përjetoi një ngjarje që e irritoi pa masë. Duke u kthyer për në Nju York, në aeroportin e Cyrihut i kishin thënë se e kishte kaluar afatin tremujor të qëndrimit legal pa vizë të domosdoshme në territorin e Schengenit, duke i dhënë vërejtje me shkrim se së shpejti do të duhet të paguajë dënim dhe asaj do të mund t`i ndalohet hyrja në territorin e Schengenit për një apo më tepër vite.
Ajo ishte frikësuar pa masë, pasi jeton në Evropë dhe në këtë gjendje presioni, ajo kishte nënshkruar gjithçka që i ishte thënë. Kjo i ka ndodhur pasi Zvicra nuk ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-të për vazhdimin e qëndrimit shtesë për edhe tre muaj të tjerë, pa një vizë të domosdoshme.
Një gjë të tillë, amerikanët mund ta bëjnë në shtetet anëtare të Schengenit, siç janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Austria. Një gjë të tillë, nuk e di pothuajse askush e gjithashtu edhe Dische, e cila kishte kaluar 95 ditë në territorin e Schengenit, duke e shkelur Ligjin zviceran për të huajt. Qëndrimi i tillë i tepëruar „Swissmade Overstay“ siç e quajnë nëpunësit zviceranë, i detyron shumicën e atyre që e kanë kaluar afatin e qëndrimit, që të shkojnë në arkën e aeroportit, për të paguar dënimin e duhur.
Kështu, në vitin 2009, policia kufitare zvicerane e aeroportit të Cyrihut, ka dënuar 3.116 persona, në mesin e të cilëve 658 amerikanë, si dhe brazilianë dhe shtetas të vendeve ballkanike. Me një shumë prej 1,7 milionë franga zvicerane, kjo shifër është gati një e treta e shumës së përgjithshme që përfiton komuna e Bulach nga dënimet e shqiptuara.
Sipas avokatit të shkrimtares Dische, Patrick Frei, kjo është vetëm „një plaçkitje moderne“, në mungesë të nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në mes Zvicrës dhe shtetit prej nga vijnë të dëmtuarit, shkruan më gjerësisht në të përditshmen „Tages-Anzeiger“.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor