Shkurt.ch

WiWidmer-Schlumpf, optimiste për të ardhmen ekonomike të Zvicrës

Nga ana tjetër po flitet për plane që do t’i definojnë raportet mes euros me frangun

Ministrja federale e Financave, Eveline Widmer-Schlumpi, është shprehur optimiste për të ardhmen ekonomike të Zvicrës, pavarësisht frangut të fortë.

Widmer-Schlumpf ka thënë se veprimet e Bankës Kombëtare ishin të nevojshme për të qetësuar situatën.

Nga ana tjetër, sipas një raporti të gazetës “SonntagsZeitung” në Zvicër ka plane për të definuar raportet ndërmjet frangut e euros me një normë të ulët këmbimi.

Sipas këtij plani,  valuta evropiane euro nuk do të tejkalojë kursin e caktuar karshi frangut.

Për këtë çështje Banka Kombëtare e Zvicrës është duke zhvilluar bisedime intensive.