Shkurt.ch

„Street Parade“ mbushi plot Cyrihun

Organizatorët thanë se kanë mbledhur rreth 900 mijë njerëz

Me moton: “Dashuri, liri, tolerancë dhe respekt”, kanë festuar të shtunën, qindra e mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës, në parakalimin tradicional nëpër rrugët rreth liqenit të Cyrihut, të njëzetin me radhë, të quajtur „Street Parade“.Ndryshe nga dy vitet e fundit, pjëmarrësit e këtij aktivitet që sivjet është jubilar, kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës së DJ-ve më të njohur nëpër një mot me diell.Organizatorët thanë se kanë mbledhur rreth 900 mijë njerëz. Vitin e kaluar ka pasur rreth 650 mijë për shkak motit me shi.SBB kishte lëshuar 105 trena shtesë për pritjen e vizitorëve të kësaj ngjarje të Cyrihit.

Ky aktivitet në Zvicër daton që nga viti1992. Themeluesit e „Street Parade“ janë Marek Krynski dhe Dr Motte.