Fotolajmi

75 mijë refugjatë të ngujuar në të ftohtë në rrugën ballkanike

Mijëra refugjatë janë lënë në të ftoftë në rrugën ballkanike. Organizatat kanë raportuar për kushte të pasigurta në Serbi dhe Greqi.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për temperaturat shumë të ulëta. Sipas Terre des Hommes më shumë se 75.000 njerëz janë në rrugën e Ballkanit, pothuajse një e treta e të cilëve janë fëmijë. Shumë prej tyre presin në tenda dhe depo, përcjell albinfo.ch.

60.000 e këtyre refugjatëve janë duke pritur për udhëtimin e tyre në Greqi. Sipas Save the Children, 40 persona, duke përfshirë edhe disa refugjatë, kanë rënë viktimë e valës së ftohtë në Evropë. Organizatat humanitare kanë alarmuar autoritetet se do të ngrijnë fëmijët, foshnjat dhe njerëzit në nevojë.

Në Beograd, situata është veçanërisht e pasigurt, siç raporton Andrea Contenta i MSF. Mes 1500 dhe 2000 njerëz jetojnë këtu pas stacioneve hekurudhore në magazinat e braktisura. Në një park në kryeqytetin serb, vepron një klinikë mobile. Raportohet për rreth 100 refugjatë që çdo ditë kanë nevojë për t’u trajtuar nga ftohja, kollitjet dhe sëmundjeve të tjera respiratore.