Shkurt.ch

Bernë: Gjuha frënge do të mësohet nga klasa e tretë

Nxënësit nga klasa e tretë do të fillojnë të mësojnë gjuhën frënge, të cilën e kishin mësuar më herët nga klasa e pestë..

Vitit të ri shkollor, i cili fillon të hënën e ardhshme në kantonin e Bernës, do të sjell ndryshime në shkollat fillore. 

Nxënësit nga klasa e tretë do të fillojnë të mësojnë gjuhën frënge, të cilën e kishin mësuar më herët nga klasa e pestë..

Gati 8.000 mijë nxënës të klasës së tretë, në pjesën gjermane të Zvicrës, do të mblidhen pas pushimeve verore për të mësuar edhe gjuhën frënge.

Nxënësit e këtij cikli fillor do t’i mësojnë tri leksione në javë.

Rreth 600 mësues janë përgatitur me kurse trajnimi për detyrat e tyre të reja.

“Jam i impresionuar me përpjekjet e mëdha të mësuesëve,” tha drejtori i Arsimit në Kantonin e Bernës, Bernhard Pulver.

Konferenca e Drejtorive  Kantonale të Arsimit në vitin 2004, mori vendimin për mësimin e gjuhëve të huaja në të gjitha shkollat fillore në Zvicër.