Shkurt.ch

Anxhela Martini, më e kërkuara gjatë verës në Google

Zviceranët gjatë verës e kanë vizituar më shumti në Google modelen shqiptare, Anxhela Martini

Sipas Blickamabend, shqiptarja e Cyrihut, e shpërngulur së fundi në SHBA, ka lënë pas në radhitje yjet si: Blake Liveli, Tina Masafret, Gisele Bündchen, Paul Walker etj!

Modelja 25 vjeçe, gjatë verës ka udhëhequr listën si më e kërkuara në Zvicër, së paku sa i takon makinës së kërkimeve Google, pas skandalit të qershorit kur kishte bërë fotografi mbi tepihun e kuq në Nju Jork, në CDFA Fashion Awards, me një fustan, që kishte “harruar” të vishte rrobat më intime.

Përveç kësaj, zviceranët më së shumti kanë klikuar në google gjatë verës edhe për koncertin e Bon Jovit, që ishte mbajtur në korrik në Cyrih.

Ndërsa në mesin e pishinave më të kërkuara gjatë verës ishte ajo e Allenmoos, po ashtu në Cyrih..

Zviceranët kishin kërkuar për të shijuar atraksionet turistike malore edhe gjatë verës.

Për ecje malore, ngjitje në shkëmbinj, më e kërkuara në google ishte ajo në Pizol në St Galen..Ndërsa për të bërë kampingje,zviceranët kishin kërkuar më shumë në internet për kampin Estvayer, që gjendet në pjesën franceze të Zvicrës, shkruan Blickamabend..