Shkurt.ch

Përse shkurtesa zyrtare e Zvicrës është CH?

Shkurtesa CH do të thotë Konfederata Helvetike (Confoederatio Helvetica).

Sistemi politik i Zvicrës moderne fillon që nga viti 1848. Deri në atë kohë Zvicra nuk ishte në të vërtetë shtet, por më tepër një aleancë e thjeshtë konfederate e kantoneve autonome, një aleancë që ishte pak a shumë e ngushtë sipas kohëve dhe rrethanave të epokës. Çdo kanton ishte në parim i lirë të largohet nga kjo Konfederatë.

Në vitin 1848 Zvicra miraton Kushtetutën moderne, e cila e bën atë një shtet federal, që do të thotë me një pushtet të fortë qendror që u kundërpeshon dhe kufizon autonomin e kantoneve. Disa detyra, siç janë politika e jashtme ose politika financiare, përbëjnë ekskluzivisht përgjegjësinë e pushtetit qendror. Kantonet janë të lidhura definitivisht me Kushtetutën dhe nuk kanë mundësi të shkëputën prej asaj. 

Për arsye historike sot Zvicra mban ende emrin e saj zyrtar “Konfederata Zvicerane”, e cila rrjedh nga shkurtesa ndërkombëtare CH. Megjithatë, kjo është një shkurtesë e gabuar, sepse që nga 1848 Zvicra nuk është një konfederatë, por një federatë.    Kurse fjala “Helvetik” origjinën e saj e ka në fiset kelte. Helvetët banonin në territorin e tanishëm të Zvicrës në kohën e pushtimit të saj nga romakët.