Shkurt.ch
Reagon sërish Banka Kombëtare e Zvicrës për të stabilizuar frangun
Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka ngritur depozitat bankare nga 80 miliardë në 120 miliardë franga
Pas natës së fundit kur frangu zviceran gati ishte barazuar me vlerën e euros, pasi që investitorët kanë vazhduar që ta blejnë këtë valutë pas rënies së aksioneve në bursat botërore dhe nga frika e krizës së re financiare në disa shtete të Evropës, Banka Kombëtare Zvicrës (SNB) ka vendosur të ndërhyjë sërish të mërkurën kundër vlerësimit të tepërt të valutës zvicerane duke ngritur depozitat bankare nga 80 miliardë në 120 miliardë franga.
“Forcimi i tepërt i frangut kërcënon të ardhmen e ekonomisë dhe veçanërisht stabilitetin e çmimeve ndërsa qëllimi kryesor SNB-së është të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në tregjeve financiare. Nëse është e nevojshme, do të marrin masa shtesë kundër forcimit të frangut”, thuhet në një deklaratë të SNB-së.
Masat e marra të Bankës Kombëtare Zvicerane ndikuan që frangu të rritet të mërkurën nga 1.01 në 1.05, për të pësuar sërish rënie në 1.04 krahas euros.
Banka Kombëtare Zvicerane përdori këtë instrument për herë të parë që nga viti 2008.
Javën që shkoi Banka Qendrore e Zvicrës kishte reaguar për herë të parë duke ulur interesin kreditor për bankat dhe kishte lëshuar në treg një sasi të frangut zviceran me qëllim të ngritjes të devizave të huaja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor