Shkurt.ch

Frangu zviceran po forcohet edhe më shumë

Krahas frangut, euro pësoi rënie të martën nën 1,05, ndërsa dollari vazhdon të bjerë më poshtë se 74 rapë

Tregjet e aksioneve në Azi kanë pësuar të martën sërish rënie, raporton 20min. Edhe në Evropë është duke vazhduar i njëjti trend. Frangut zviceran gjithnjë më shumë po i rritet vlera.

Nga ana tjetër vërehet të jetë zbehur optimizmi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Zvicër.

Sipas një sondazhi të firmës konsulente Ernst &Young, tashmë është i theksuar shqetësimi i madh i tyre, si pasojë e frangut të fortë në kurset e këmbimit, dhe tashmë po ndjehen humbjet për 30 për qind.

Si pasojë e frangut të fortë, kompanitë planifikojnë të reagojnë kryesisht në kursimet e kostos për 46 për qind, me reduktimin e stafit për 27 për qind, dhe për 8 për qind bartjen e punëve jashtë shtetit. Çdo e pasta kompani është ndarë me humbje, thuhet në këtë sondazh.