Të tjera
Pasaporta e (pa)vlefshme e Kosovës
Kronikë e realizuar nga albinfo.ch mbi pritjet e gjata të kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë. Asnjë shtetas i Kosovës nuk mund të futet me pasaportë të Republikës së Kosovës në Serbi pa iu nënshtruar procedurës së gjatë të verfikimit ku pas letërnjoftimit që udhëtari kosovar paraqet, pajiset me një formular hyrje-daljeje që i shërben si dokument udhëtimi nëpër Serbi
Serbia vendi i nënçmimit dhe pritjeve të gjata për diasporën kosovare
Tabelat uruese „Welcome to Serbia“ që i shohin udhëtarët në çdo vendkalim kufitar kur futen në Serbi, nuk vlejnë për shtetasit e Kosovës. Ata nuk mund të futen në këtë vend me dokumente udhëtuese të lëshuara nga Republika e Kosovës.
Për shtetasit kosovarë ekziston një procedurë e veçantë paisjeje me dokumentin e lëshuar nga Minisitria e Punëve të Mbrendshme të Serbisë për hyrje dalje në territorin e saj.
Si pasojë e këtij dokumenti, që pala serbe e lëshon në hyrje të vendkalimeve kufitare, me mijëra kosovarë kanë mbetur për festat e fundvitit të ngujuar me orë të tëra në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Sërbisë, në vendin Batrovci dhe në Horgosh mes Hungarisë dhe Serbisë.
Nga pritjet e gjata për të marrë dokumentin udhëtues për hyrje-dalje në shtetin fqinje të Kosovës, një pjesë e shtetasve të Kosovës kanë pritu për më tepër se 30 orë.
Njëri ndër udhëtarët që ka përjetuar tmerrin poshtërues të pritjeve është i riu Yllzon Salhiu me banim në Cyrih dhe Avni Idrizi që ka udhëtuar nga Gjermania në drejtim të Kosovës.
Albinfo.ch ka zhvilluar një video-kronikë, ku ka intervistuar dy shtetasit e Kosovës të cilët iu kanë nënshtruar pritjeve të gjata në kufi dhe nënçmimit që ata kanë përjetuar nga autoritetet kufitare të Serbisë.
Avniu është 45 vjeçar dhe për çdo vit shkon për pushime në Kosovë me gruan dhe djalin e tij Aurelin, në fshatin e lindjes, në Tërpezë të komunës së Vitisë. Prej më tepër 20 vitësh jeton dhe punon në Gjermani, por pritje të malltretuese si sivjet, thotë se nuk ka përjetuar kurrë në asnjë vend të botës.
„Prej kohës kur kena hyrë në kufi të Sërbisë, në botën e tretë, ka qenë shumë tmerr, dymbëdhjetë orë kemi pritur në kufi të Sërbisë“ thekson ai.
Ai thotë se në Serbi ka qenë shumë keq, „si në botën e tretë, kemi pritë rreth dy-tre mijë vetë deri sa i kanë mbushur ata me dorë letrat për të hyrë në Sërbi“, dhe vazhdon e fletë i emocionuar, „ na kanë trajtuar shumë keq, s’ka pas rend, as nuk i ke dëgjuar duke i thirrë emrat. Kanë pritë njerëzit, familjet me fëmijë e pleqë, dikund rreth tetë orë para meje që kanë qenë, kanë pritur vetëm për ta marrë letrën për të u futur në Sërbi“.
Avniu nuk e kupton pse një shtetas i Kosovës duhet ti mbushë ata formularë, veç tjerash ao thotë; „ne e kemi pasaportën, e kemi shtetin, për çfarë qëllimi mi mbushë letrat, kur unë e kam pasaportën“, pyet Avniu që e dinë përgjigjen, por nuk mund të pajtohet me këtë situatë të shetit kosovar.
Ndryshe mërgimtari nga Gjermania ka udhëtuar në drjetim të Kosovës jo më shumë se dy herë përmes Serbisë, por i ka mjaftuar atij që të betohet se kurrë më nuk do të shkel atë tokë.
„Pas luftës është hera e dytë, dhe e fundit! Po qe nevoja do bëj edhe tri ditë rrugë, por jo më nëpër Serbi“, thotë ai. „Ne kemi ardhë jo prej Sirisë por prej Evropës, prej Gjermanisë, na kanë pritur, sikur të ishim refugjatë. Motrat tona, nënat, vajzat, s’e kanë merituar këtë . Mos me pas as toalet, paramendojeni, gratë tona kanë shkuar në fushë për të kryer nevojë“.
Neglizhenca e policisë serbe duke krijuar qëllimisht radhë të gjata, ka krijuar turma njerëzish të lodhur nga pritjet nënçmuse para një barake korruptive që policia doganore serbe nuk e ka lëshuar fletëhyrjen pa marrë ryshfet.
„Ata na bërtisnin, a keni ju kulturë, shtyhuni, bëni vend! E ku të bëhej vend me 3 mijë veta në 100 metra katror, para një sporteli duke i mbushur formularët me dorë. Këto kanë qenë kushtet që i kam përjetuar dhe nuk dua t’i përjetojë kurrë më“, tha Avni Idrizi
Nga Cyrihu deri ne Gjilan, 33 orë rrugë.
I ri kosovar me nënshtetësi zvicerane, gjilanasi 19 vjeçar , Yllzon Salihu, ka udhëtuar bashkë me familjarët e tij me shtetësi kosovare. Në kufirin serb kan kanë pritur njëmbëdhjetë orë për t’u pajisur me fletëhyrje, por vetëm pasi kanë paguar 70 euro, e kanë marrë atë.
„Jam nisur me 23 dhjetor për Kosovë në ora 21 në mbrëmje dhe kam mbërri me 25 rreth orës pesë të mëngjesit te Dheu i Bardhë, kurse në shtëpi në Gjilan rreth orës 7 e 30. Kemi bërë 33 orë rrugë“, thotë ai.
Në rrethana normale rruga zgjatë rreth 18 orë, tregon Egzoni. „Rruga ka qenë e ngarkuar por pritjet më të gjata i kemi pasur në kufi të Kroacisë me Serbinë, ajo ka qenë maltretim ekstrem që na kanë bërë sidomos serbët. Ata që udhëtonin me pasaporta të Kosovës, duhej të pajiseshin me dokumentin për hyrje dalje dhe policët serbë ju kërkonin pare për këtë. Ishte një lloj plaçkitje që e bëjshin ata. Nuk lëshonin dokumentin pa dhënë të holla“.
Pyetjes sa kanë pritur për t’u pajisur me dokumentin udhëtues, Egzoni thotë:“Në fakt ne s’kemi pritur hiç, se kemi paguar. Por, deri sa kemi ardhur në rend për të paguar, kemi pritur gati 11 orë. Ata na trajtonin shumë keq dhe s’donin të dëgjonin asgjë pa i marrë të hollat. Nuk lëshonin asnjë letër pa pare“.
Ajo që dihet, kosovarët nuk do duhej të paguanin asgjë për lëshimin e formularit për hyrje-dalje në këtë shtet. Policia kufitare ka krijuar qëllimisht radhë të gjata që ne të humbin durimin dhe të paguajmë, thotë një ri pranë turmës së njerëzve duke ma tërhequr vërejtjen që mos të filmoj se para pak kohe i kanë arrestuar e rrahur në prani tonën dy të rinj që po filmonin me celularët e tyre.
Egzoni me familjarët e tij, thotë po; „ne kemi paguar 70 euro, unë i kam pyetur disa që ishin aty duke pritur dhe disa kanë paguar 50 e 100, por ka pasur që më kanë thëne se kanë paguar edhe 200 Euro“.
Shumica shtetasve të Republikës së Kosovës që po kalojnë këto ditë pushimi pranë familjeve të tyre, gjatë kësaj fundjave do të kthehen serish në vendet ku ata jetojnë. Se a do ta shmanig rrugen e malltretimeve e pritjeve të gjata, sikur Avni Idrizi që betohet se kurrë me nuk do të kalojë nëpër Serbi, mbetet të shihet.
Një gjë është e sigurt, derisa mos të ndryshojë qasja e qeverisë serbe ndaj statusit të Kosovës, kosovarët që kalojnë nëpër Serbi, do të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë duke pritur në radhë të gjata për një formular që mund t’ju kushtojë deri në 200 euro.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor