Shkurt.ch
Në Lucern, prindërit ndjehen të kërcënuar nga fëmijët
Tashmë një vit të plotë, në kuadër të Drejtorisë komunale të Lucernit „Contact Luzern“ është duke ofruar këshilla familjare. Në 70 raste, prindërit kanë kërkuar këshilla, pasi ata janë ndier të kërcënuar nga fëmijët e vet. Motivi i zënkave më së shpeshti ka qenë problemet e përditshmërisë, si psh.
Mirëmbajtja e banesës, programi televiziv apo detyrat e shtëpisë. „Shpesh, prindërit dëshirojnë të dinë se si mund të limitojnë fëmijët në kërkesat e tyre dhe çfarë pasoja mund të sjellin tejkalimet e tyre“, deklaron punëtorja sociale Helen Burri, për „20 Minuten“.
Por, në një të pestat e të anketuarve, ka edhe raste kur situata ka eskaluar. „Në një rast, ne këshilluam një nënë të vetmuar, të cilën i biri i saj i zemëruar, e kishte sulmuar fizikisht. Pas kësaj, ajo na është drejtuar ne“, vazhdon Burri.
Në raste të situatave të divorcit, prindërit janë të stërngarkuar dhe ndikojnë negativisht në ndërgjegjën e fëmijëve, duke humbur në të njëjtën kohë imazhin dhe respektin e tyre te ta. Për këtë shkak, Burri zhvillon një strategji edukative, e cila pjesërisht mund të ushtrohet edhe me luajtje të rolit.
Gjatë vitit të kaluar, në „Contact Luzern“ janë paraqitur gjithsej 350 persona të cilët kanë parashtruar pyetje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor