Shkurt.ch

Qeveria zvicerane përforcon politikën monetare

Në një takim të jashtëzakonshëm të hënën, Këshillit Federal i Zvicrës është marrë me frangun, i cili vazhdimisht është në rritje në tregun monetar, njfoton Blick.

Qeveria zvicerane është pajtuar me Bankën Kombëtare(SNB), se ishte i nevojshëm një reagim më energjik në politikën monetare.

Megjithkëtë asgjë konkrete nuk është e vendosur në këtë takim.

Para takimit të së hënës , kryetari i Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), Philipp Hildebrand, kishte përgatitur informacione të detajuara për të prezantuar para qeveritarëve zviceran në lidhje me politikën monetare, si dhe për masat miratuara javën e kaluar nga SNB-ja.

Këshilli Federal kishte mirëpritur këtë veprim, ka thënë zëdhënësi André Simonazzi.

Këshilli Federal ka ripohuar politikën e saj të mëparshme. Në veçanti, qeveria zvicerane është angazhuar për të siguruar që fitimet e monedhës të jenë miratuar.

Ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann ka informuar Gjykatën Federale për zhvillimet e fundit ekonomike dhe për situatën në tregjet financiare.

Problemet ekonomike në SHBA dhe kriza e borxheve në Evropë do të jetë e ashpër ditëve të fundit duke shtuar në ketë mëmyrë presionin për rritje të vazhdueshme të frangut zviceran.

Këshilli Federal ka vlerësuar gjendjen ekonomike  në Zvicër si më të mirë në krahasim me shumicën e vendeve fqinje. Në të njëjtën kohë është thënë se zhvillimet e mëtejshëme duhet të monitorohen nga afër.

Nga fillimi i këtij viti deri tek tronditjet më të reja në tregun botërorë, franku zviceran ka shënuar rritje për 15%, ndërsa nga viti 2007 deri sot ka shenuar rritje për rreth 33%, dhe të gjithë ata që dëshirojnë ti shmangen krizës kanë kaluar në këtë valutë.

Banka qendrore zvicerane në web sajtin e saj ka publikuar forcimin më të ri të frankut, e cila gjatë vitit 2009 dhe 2010 ka dhënë 200 miliardë franga për blerjen e letrave të huaja me vlerë.

Në pjesën e parë të vitit 2011, në dallimet valutore ka dhënë 11.7 miliardë franga zvicerane. Ekonomia zvicerane po mbahet mirë, mirëpo rreziku nuk përjashtohet.