Shkurt.ch

Aksident trenash, tetë persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar si pasojë e përplasjes mes një treni rajonal dhe një lokomotive të mallrave në Döttingen, Aargau

Aksidenti ndodhi të hënën në mesditë në afërsi të stacionit hekurudhor.

Treni ishte në lëvizje me 50 udhëtarë.

Njëri prej të lënduarve rënd është dërguar me helikopter për në spital.

Shtatë të lënduarit tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes, ka njoftuar policia kantonale e Aargaus.

Shkaku i aksidentit ende nuk është sqaruar. Për shkak të aksidentit, linja hekurudhore ndërmjet Koblenz dhe Siggenthal-Würenlingen ishte ndërprerë.