Shkurt.ch

Një iniciativë në favor të integrimit të të huajve

Shoqata Second @s Plus e Cyrihut, e mbështetur nga e majta bën thirrje për futjen e të drejtës së votimit për të huajt që banojnë për të paktën dhjetë vjet në Zvicër dhe të paktën tre vjet në një komunë të Cyrihut.

Tani për tani kjo e drejtë ekziston në shkallë të ndryshme në disa kantone të Zvicrës perëndimore, si në Fribourg, Neuchâtel, Jura, Gjenevë dhe Vaud.