Receta shqiptare gatimi

Pogaçe me djathë dhe proshutë

Pogaçe me djathë dhe proshutë

 

Përbërësit:

• 2 gota miell,
• 1 gotë kaçkavall të grirë,
• 150 gr. proshutë,
• 1 gotë jogurt,
• 1 lugë e vogël sodë bikarboni,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 1 lugë e vogël sheqer,
• vaj, sipas nevojës.

Përgatitja:

E hedhim miellin, jogurtin, kripën, sheqerin dhe sodën e bikarbonit dhe e bëjëm brumin.
Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me tëholluese.
Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.

Pastaj vendoseni sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.
Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar.

Pogaçet fërgojini në tigan në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare.

Ju bëftë mirë!