Shkurt.ch

Frangu zviceran: Sërish rekord karshi Euro-s

Natën mes të enjtes dhe të premtes frangu zviceran është ngritur në nivel rekord karshi Euro-s

Frangu zviceran është vlerësuar sërish, duke shënuar një rekord të ri. Kështu, në orët e para të së premtes një Euro shkëmbehej për 1.0708 franga zvicerane, njofton e përditshmja  “24 Heures”.

Rekordi i fundit daton nga e mërkura e kaluar, kur një Euro blihej me 1,0987 franga.

Siç duket, intervenimi i SNB-BNS nuk ka ndikuar shumë kohë në uljen e vlerës së frangut zviceran dhe vlerësimin e monedhës evropiane.

Ditët e fundit është konstatuar se banorët e Zvicrës kanë blerë shuma të konsiderueshme të Euro-ve, qofshin ato për pushime, për blerje të gjësendeve apo patundshmërive në vendet e zonës së Euro-s.