Shkurt.ch

Kthehen në shtëpi me një fëmijë më pak

Dy prindër dhe katër fëmijët e tyre, gjatë të martës kishin zbritur nga autobusi i linjës numër 60 në Muttenz BL. Në shtëpi ata kishin vërejtur se atyre u mungonte fëmija i tyre i pestë.

Një fëmijë nëntëvjeçar e kishte zënë gjumi në autobus dhe pa u vërejtur nga askush, ai udhëton tre komuna më larg, deri në Oberëil BL. Pasi sipërmarrësi i autobusëve nuk mundi ta kontaktojë familjen e fëmijës, ai alarmoi policinë, e cila me ndihmën e fëmijës në fjalë, e ktheu ate në vendin e duhur.

„Ata u lehtësuan shumë“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për mediat zvicerane. Mungesën e fëmijës, familja e kishte vërejtur vetëm kur kishte arritur në shtëpi dhe menjëherë kishte kontaktuar sipërmarrjen e autobusëve.