Shkurt.ch

Euro kalon nën 1.10 franga ziverane!

Te martën monedha unike Euro ka shënuar rënie të sërishme historike karshi frangut zviceran

Marrëveshja rreth borxhit amerikan nuk ka pasur ndikim ndaj drojës së uljes të notimit të SHBA-së dhe frangu zviceran ka vazhduar rritjen e tij karshi Euros si dhe e ka mbajtur presionin ndaj dollarit amerikan, njofton e përditshmja “24 Heures”

Sot në mëngjez frangu zviceran shkëmbehej me 1,0987 franga për një Euro, duke e fshirë kështu rekordin e djeshëm prej 1,1026 CHF/EUR.

“Duke u nisur nga frika e borxhit amerikan si dhe mundësisë së uljes së notimit të SHBA-së, investitorët kanë blerë në mënyrë të vazhdueshme frangun zviceran”, kanë thënë analistët e Bankës Pictet.