Shkurt.ch

Vetëmbyllja dhe izolimi nuk janë zgjidhje

Simonetta Sommarugua: “Askush nuk ka të drejtë të thotë se kush është një zviceran i vërtetë dhe kush nuk është”

Me rastin e fjalimit të 1 Gushtit, Festës Nacionale zvicerane, të mbajtur në komunën kufitare të Stein am Rhein (SH), këshilltarja federale ka thënë se mund të kuptojë ndjenjen e josigurisë karshi kufijve të lehtëdepërtueshëm, mirëpo ajo mendon se hapja e Zvicrës kjontribuon në mirëqenien e saj si dhe përforcimin e identitetit të saj.

Këshilltarja federale socialiste ka pasur qëndrime kritike në qasjen e SVP-UDC ndaj të huajve, duke i cilësuar ato si antidemokratike.

Përpos këtyre qëndrimeve, ministrja nuk i ka anashkaluar problemet që burojnë nga imigracioni, duke thënë: “Unë po ashtu jam në favor që personat të cilët nuk posedojnë pasaportën zvicerane dhe që i dhunojnë në mënyrë sistematike ligjet tona të largohen nga vendi ynë”.