Integrimi
“Atdheu në shumës” ose migracioni si pasurim
“Migracioni nuk është vetëm sfidë por edhe pasurim. Shumë njerëz në Zvicër nuk e dinë se shqipja është gjuha e pestë e folur në Zvicër”
Fjala gjermane “Heimat” që në shqipe do të thotë pak “vendlindje” e pak “atdhe” është koncepti për vendin me të cilin identifikohesh dhe në të cilin ndjehesh “në shtëpinë tënde”.
Ndërsa “Heimaten” diçka si “atdhe në shumës” ose ndryshe „atdhetë” apo “vendlindjet” është fjala që ka zgjedhur një ekip të rinjsh me prejaardhje të ndyrshme etnike nga Cugu për emër të sajin. Ekipi vepron në kaudër të Integrationsnetz, Cug.
Në prag 1 gushtit, festës nacionale të Zvicrës, “Heimaten” ka organizuar një aksion në Cyrih dhe në Cug për të sensibilizuar zviceranët me shumëllojshmërinë që përfaqëson Zvicra sot. Shumëllojshmëri në kuptimin e prejardhjeve dhe kulturave të njerëzve që përbëjnë këtë shoqëri.
“Sot, çdo i treti zviceran ka një prejardhje të huaj. Jemi një Zvicër e shumëllojshme – që duhet të jetojë si e tillë. Migracioni nuk është vetëm sfidë por edhe pasurim. Sa pak theksohet kjo. Po ashtu, shumë njerëz në Zvicër nuk e dinë, për shembull, se shqipja është gjuha e pestë e folur më së shpeshti në Zvicër”.
Kështu i drejtohet organizata rrjeti i integrimit në Cug dhe Heimaten.ch opinionit me rastin e aksionit të zhvilluar në sheshe të qyteteve Cyrih dhe Cug.
Në këtë aksion aktivistët e organizatës së përmendur kanë shpërndarë bluza (T-Shirt) me mbishkrimin “Heimaten” në 40 gjuhët që fliten më shumë në Zvicër dhe në 12 gjuhë botërore.
Fjala është për gjuhët të cilat i flasin së paku 1000 banorë të Zvicrës, na tregon Valentina Smajli, kryetare e rrjetit për integrim, në Cug.
Pos 4 gjuhëve të vendit, pastaj anglishtes, spanjishtes, kinezishtes etj. si gjuhë botërore, fjala “vendlindje” është shkruar edhe në gjuhën shqipe, tamile, turke, gjuhët e vendeve të ish Jugosllavisë etj.
Mbishkrimet janë menduar të prezantojnë një Zvicër me njerëz që kanë disa atdhe; atë prej nga kanë ardhur vetë ose prindërit dhe atë ku jetojnë aktualisht. Migrantët duan të tregojnë se ata jetojnë jo vetëm pranë njëri tjetrit – mes vete dhe me zviceranët – por edhe bashkë me njëri-tjetrin.
Realiteti i sotëm i globalizimit, u shton edhe një segment apo edhe një identitet të ri njerëzve që jetojnë në Zvicër.
Bluzat, të cilat rrjeti i integrimit në Cug së bashku me heimaten.ch i ka shpërndarë këto ditë në Cyrih dhe në Cug janë në shitje në çift; një bluzë me ngjyrë të kuqe dhe një me ngjyrë kafe. Të dyja bashkë kushtojnë 30 franga. Ata që nuk kanë mundësi, mund t`blejnë me më pak para.
Por, siç tërheq vërejtjen heimaten.ch, aksioni, ashtu si dhe e gjithë puna e organizatës është jo profitabil. Të ardhurat nga shitja e bluzave do të përdoren për prodhimin e bluzave tjera me mbishkrimet aktuale ose në varësi të aksionit të radhës.
Për më informacione të mëtutjeshme: këtu.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave