Shkurt.ch

Credit Suisse shkurton 2000 vende pune

Arsye për këtë është fitimi i zvogëluar ndjeshëm i Credit Suisse në kuartalin e dytë të këtij viti.

Credit Suisse, që është banka e dytë më e madhe në Zvicër, do të shjkurtojë 2000 vende të punës në filialat e saj në gjithë botën ndërsa vetëm në Zvicër, pa punë do të mbeten 500 punëtorë të saj.

Arsye për këtë është fitimi i zvogëluar ndjeshëm i Credit Suisse në kuartalin e dytë të këtij viti.

Fitimi ka qenë vetëm 768 milionë franga ose për një të tretën më i vogël se ai i realizuar në kuartalin e parë të vitit. 

Lidhur me vendimin për shuarjen e një numri kaq të madh të vendeve të punës, ka shprehur keqardhje federata zvicerane e personelit të bankave.