Shkurt.ch

Dënime të rënda për ekoterroristët

Dënimet që u shqiptuan sot janë: 3 vjet e katër muaj, tre vjet e 6 muaj dhe 3 vjet e 8 muaj

Gjykata Federale për Çështje Penalegültige E-Mail-Adresse fehlt në Bellinzona sot në seancën përmbyllëse u ka shqiptuar dënime shumëvjeçare tre anarkistëve ekologjikë. Ata ishin të akuzuar për tentim të kryerjes së një akti terrorist në Qendrën Nanoteknologjike të IBM dhe RTH në Rüschlikon të Cyrihut. Në veturën e tyre ishin gjetur materie shpërthyese dhe mjete tjera.

Dy meshkujt dhe një femër janë shpallur fajtorë për veprën me të cilën i ngarkonte akuza. Dënimet që u shqiptuan sot janë: 3 vjet e katër muaj, tre vjet e 6 muaj dhe 3 vjet e 8 muaj.

Të dënuarit i takojnë organizatës ekstremiste me bazë në Itali Earth Liberation Front» (ELF) e cila akuzohet edhe për disa akte terroriste të kryera vitin e kaluar në ambasadën e Zvicrës në Italisë dhe në Swissnuclear të Oltenit. Në të dyja shpërthimet pati të lënduar .