Shkurt.ch
Rezervat e gjakut kanë filluar të mbushen
Si rezultat i apeleve, qysh të martën sasia e gjakut të dhuruar ishte dy herë më e madhe se e zakonshmja
Pas alarmit që u bë gjatë uikendit të kaluar për mungesë rezervash të gjakut në spitalet zvicerane dhe apelit për të dhuruar gjak, radhë të gjata njerëzish ia mësyen qendrave të transfuzionit të gjakut.
Janë hapur edhe qendra ambulante të dhurimit të gjakut në vende që frekuentohen më shumë nga popullata, si në sheshe qytetesh, stacione trenash etj.
Si rezultat i apeleve, qysh të martën sasia e gjakut të dhuruar ishte dy herë më e madhe se e zakonshmja.
Mirëpo, drejtori i shërbimit të transfuzionit të gjakut në kuadrin e Kryqit të Kuq të Zvicrës, Rudolf Schwabe, ka thënë se megjithë këtë, emergjenca nuk ka kaluar. Ai shpreson se së paku nga fundi i javës sasia e rezervave të gjakut do të mbërrijë në një nivel të pranueshëm.
Schwabe kishte bërë alarmin të hënën, kur, sipas tij, në Kryqin e Kuq të Zvicrës “ishte ndezur e kuqja”. Kjo nënkuptonte që kishte rrezik të shtyheshin operacionet e zakonshme në mënyrë që të mbetej sasi e mjaftueshme gjaku për operacionet akute.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor