Shkurt.ch
Reagime të ndryshme rreth “aferës së municionit”
Për SP-në dhe të gjelbrit, deklarimi se Seco nuk do të lejojë përkohësisht eksporte municioni në Katar është i pamjaftueshëm
Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) ka sqaruar për opinionin se si ka ndodhur që municioni i prodhuar në Zvicër të përdoret në luftimet në mes të rebelëve dhe diktatorit libian, Gadafi. Sipas Seco-s municioni i është shitur katarit nga kompania zvicerane Ruag Ammotec e Thunit.
Kjo kompani ka eksportuar municionin vetëm pasi ka marrë zotimin e Katarit se nuk do ta përcjellë atë në shtetet tjera. Mirëpo autoritetet e katarit nuk i janë përmbajtur premtimit dhe e kanë stërshitur municionin zviceran.
Pas një zhvillimi të tillë, Seco ka vendosur të mos ndajë më leje për eksportim të municionit në Katar, ka thënë një zëdhënëse për televizionin zviceran sf1.
Ndërkohë kanë qenë të ashpra reagimet e partive politike të Zvicrës, në veçanti të socialdemokratëve dhe të gjelbërve rreth kësaj çështjeje. Për ta, deklarimi se Seco nuk do të lejojë përkohësisht eksporte municioni në Katar është i pamjaftueshëm. Sipas deputetit nacional të gjelbër Joe Lang,duhet ndërprerë tërësisht këtë lloj eksporti.
Ngjashëm kërkon, pra ndërprerjen e eksportit të municionit në shtetet në konflikte, edhe Evi Allemann nga Partia Socialdemokrate. Nga ana tjetër politikani i CVP-së Jakob Büchler e ka quajtur “rast të veçuar e të pahijshëm” skandalin e municionit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor