Shkurt.ch

Alarm: Spitalet po mbeten pa rezerva të gjakut!

Shërbimi për dhurimin e gjakut, i Kryqit të Kuq të Zvicrës ka ngritur alarmin duke apeluar te qytetarët që të dhurojnë gjak

Gjendja e rezervave të gjakut në qendrat për transfuzion të gjakut nuk paraqitet e mirë. Asnjëherë në pesë vitet e fundit rezervat e gjakut në Zvicër nuk kanë qenë kaq të pakta. Për këtë arsye Shërbimi për dhurimin e gjakut, i Kryqit të Kuq të Zvicrës ka ngritur alarmin duke apeluar te qytetarët që të dhurojnë gjak, shkruan swiss.info.   

Nëse në javët e ardhshme nuk do të dhurohen sasi më të mëdha të gjakut atëherë shumë operacione nëpër spitale do të duhet të shtyhen për më vonë.

Me gjithë faktin se muajt e verës janë zakonisht periudhë e vështirë për grumbulluesit e gjakut, këtë vit, sipas Kryqit të Kuq kërcënon një krizë serioze në këtë drejtim.