Shkurt.ch

Zvicër: Plane të fshehta për ndërtimin e një fabrike atomike!

Fjala është per ndërtimin e një të ashtuquajture "Qeli e ngrohtë", një ndërtesë ku përpunohen elementet radioaktive

Zyra Federale për Energji dhe kooperativa për depozitimin e mbetjeve radioaktive Nagra, kanë fshehur planet për ndërtimin e një fabrike atomike. Kështu shkruan sot gazeta “SonntagsZeitung” duke njoftuar opinionin se federata e ka mbajtur qëllimisht të fshehur këtë plan.

Ajo e ka prezantuar atë si hulumtim për të gjetur një vend për ndërtimin e një depoje nëntokësore për mbetjet në fjalë. Por, sipas të dhënave të gazetës, fjala është per ndërtimin e një të ashtuquajture “Qeli e ngrohtë”. Kështu quhet një ndërtesë e sigurisë së lartë në të cilën përpunohen elementet djegëse radioaktive.

Kantoni i Shaffhausenit, ku është planifikuar kjo fabrikë si dhe landi gjerman Baden-Württemberg që është në kufi të drejtpërdrejtë, kanë kërkuar sqarime nga entet përkatëse të federatës lidhur me ndërtimin në fjalë.