Shkurt.ch

Vetëm 5 firma pranojnë se financojnë partitë

Pesë nga ndërmarrjet që janë përgjigjur me po, janë: Holcim, Nestle, Novartis, Roche dhe Zürich Financial Services

Një sondazh i bërë me 20 ndërmarrjet e radhitura më së larti në bursat e Zvicrës, ka pasur si qëllim të nxjerrë të vërtetën nëse ato financojnë partitë politike.

Vetëm pesë nga ndërmarrjet janë përgjigjur me po. Ato janë: Holcim, Nestle, Novartis, Roche dhe Zürich Financial Services. Por as këto ndërmarrje nuk kanë dhënë shumat e sakta të donacioneve që japin si dhe as emrat e partive të cilat i financojnë.

Shumica e 20 ndërmarrjeve të anketuara nuk i janë përgjigjur pyetjes, nëse ato janë të gatshme të bëjnë publike donacionet për partitë politike.

Sondazhin e ka kryer grupi aksionar  Actares.