Shkurt.ch

Zvicra, në krizë taksash me Italinë

Rey: “unë i kam tërhequr vërejtjen Berlusconit paraprakisht, se janë disa politikanë në Zvicër të cilët planifikojnë bllokadë ndaj Italisë

Zvicra ndodhet në krizë me fqinjen e saj, Italinë, sa i përket problematikës tatimore. Presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey i ka cilësuar bisedimet me Italinë në lidhje me konfliktin tatimor si “të ndjeshme”.

“Ne me Italinë kemi një krizë në lëmin e tatimeve”, ka thënë Calmy Rey në një intervistë për shtypin zviceran. Që nga 1 qershori janë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Italinë lidhur me tatimet ndërkufitare, ka thënë ajo.

Madje, ka përkujtuar Rey “unë i kam tërhequr vërejtjen kryeministrit italian, Berlusconit paraprakisht, se janë disa politikanë në Zvicër të cilët planifikojnë bllokadë ndaj Italisë”.