Shkurt.ch

Nigeriani ka vdekur nga zemra dhe jo nga dhuna policore

Sipas ekspertizës, ka qenë sëmundja e zemrës dhe jo ndonjë shkak tjetër që ka sjellë vdekjen e tij

Rreth një vit e gjysmë pas rastit tragjik të një azilkërkuesi nigerian në Aeroportin e Cyrihut që vdiq derisa po kthehej me detyrim në Nigeri, një ekspertizë e re liron nga fajësia autoritetet e policisë së Cyrihut.

Ekspertiza, e dyta me radhë, siç raportoi sot prokurori i lëndës, tregon se i ndjeri  vuante nga një sëmundje e rëndë zemre.

Sipas ekspertizës, ka qenë sëmundja e zemrës dhe jo ndonjë shkak tjetër që ka sjellë vdekjen e tij. Akuzat për vdekjen e tij kishin të bënin me mënyrën e lidhjes së tij me pranga.

Por, nigeriani, vazhdon ekspertiza, në gjendjen shëndetësore që ishte– vuante nga një aritmi zemre –  mund të vdiste edhe në çfarëdo situate tjetër të stresit .