Shkurt.ch
Zvicra e kalon një natë me stuhi
Stuhia me rrebesh shiu dhe erë të fortë që përfshiu mbrëm të gjithë Zvicrën ka shkaktuar dëme të shumta
Ekipe të shumta zjarrfikësh ishin gjitghkund në terren. Gjithashtu, sot pritet edhe një stuhi tjetër e fortë të kalon nëpërmjet Zvicrës, njoftojnë agjensitë e lajmeve.
Stuhitë kanë penguar natën trafikun hekurudhor dhe rrugor në pjesë të ndryshme të Zvicrës. Sipas njoftimeve fillestare të policisë, deri tani një grua ishte lënduar lehtë në Interlaken, pasi një pemë ra në pjesën e përparme të makinës së saj.
Stuhia dhe shiu i madh ka sjellë breshër në disa vende të kantoneve të Bernës, Solothurnit, Aargau,Cyrihit dhe Thurgaut.
Në shumë vende zjarrfikësit ishin kujdesur për rrugët e përmbytura dhe për bodrumet e shtëpive të mbushura me ujë . Përvec kësaj, raportohet për rrugë dhe hekurudha të bllokuara .Shiu më i madh është regjistruar në Aeroportin e Cyrihit, me rreth 40 litra në metër katror. Sipas të njoftimeve të shërbimit metereologjik të „SF Meteo“ sasi të mëdha të shiut janë regjistruar edhe në kantonin Aargau me 37,8 litra për metër katror. Në këtë kanton janë regjistruar qindja thirrje emërgjente..
SBB ka raportuar për ndërprerjen e vijës hekurudhore Langenthal BE – Solothurn. Trafiku hekurudhor në natën e mbrëmshme duhej të ndalej edhe në Chur dhe Arosa për shkak të një defekti të lart në linjë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor