Shkurt.ch

Krizën e banesave nuk e sollën të huajt

Më të goditur aktualisht janë pjesëtarët mobilë të shtresës së mesme, të cilët përballen me një ofertë të vogël të qiradhënies

Kriza e banesave nuk ka ardhur si rezultat i fluksit të madh të të huajve por është një “prodhim vendor” ka konstatuar instituti Avenir Suisse. Ngritja e qirave është më shumë rezultat i ngritjes masive të mirëqenies dhe i ndërtimit të pakët të banesave gjatë viteve të fundit.

Më të goditur aktualisht sipas Aveinir Suisse janë pjesëtarët mobilë të shtresës së mesme, të cilët përballen me një ofertë të vogël të qiradhënies.

Ndërkaq, shumë qiramarrës që i mbajnë për një kohë të gjatë banesat e njëjta i paguajnë shumë lirë ato, shkruan news.ch.

Avenis Suisse më tutje thotë se zhvillime të ndryshme që lidhin çmimet e qirave çojnë në devijime të çmimeve para së gjithash në qytete. Kështu, në qytetin e Cyrihut, me gjithë faktin se ka më shumë të huaj, çmimi i qirave është ngritur më pak se mesatarja e Zvicrës.