Shkurt.ch
Reagime kundërthënëse rreth deklaratës “anti BE” të Calmy Rey
Calmy-Rey ka kritikuar BE-në për qëndrimin e saj të papërgjegjshëm në bisedimet me Zvicrën
Kritikat e ashpra që presidentja e vendit Micheline Calmy-Rey i drejtoi BE-së kanë bërë jehonë të madhe, por hë për hë, vetëm në Zvicër. Vetë BE-ja, së paku deri më tash, siç njoftojnë mediet zvicerane, është treguar indiferente.
Calmy-Rey ka kritikuar BE-në për qëndrimin e saj të papërgjegjshëm në bisedimet me Zvicrën. Në opinionin zviceran dhe në qarqet e këtushme politike jehona e kritikave të presidentes ka ngjallur reagime kontroverse.
Kështu, kryetari i Partisë së Gjelbër dhe deputet nacional, Ueli Leuenberger ka kërkuar më tepër transparencë. Sipas tij deklarimet e Calmy-Rey janë fare pak konkrete dhe të qarta. Leuenberger në një prononcim për emisionin Tagesschau të televizionit publik ka thënë se dëshiron të dijë më saktësisht se ku kanë ngecur konkretisht bisedimet e Zvicrës me BE-në.
Nga ana tjetër Martine Brunschwig nga FDP ka lavdëruar presidenten e vendit për fjalët e forta kundër BE-së. Por, me gjithë se SVP/UDC vetë është kritikja më e madhe e BE-së, ka qenë përfaqësuesi i kësaj partie, Ulrich Schlüer ai që ka drejtuar kritikat më të ashpra ndaj Calmy-Rey.
Sipas Schlüer “Rey ndodhet në pozitën e humbëses dhe tash provon të retushojë gabimet që ka bërë më parë në lidhje me lëvizjen e lirë”.
Politikanë dhe analistë tjerë, ndërkaq, deklarimin e fortë të Calmy-Rey e përshkruajnë edhe si përpjekje të saj për të fituar poenë në prag të zgjedhjeve nacionale ose në përgjithësi, për rizgjedhjen e saj në qeverinë federale, ku muaj më parë kishte marrë numrin më të vogël të votave nga të gjithë ministrat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor