Feja
Skandal në tryezën për islamin
Debatin e ka sabotuar Shoqëria e të Rinjve Islamikë të Zvicrës (VIJS) që pak më parë kishte protestuar kundër "islamofobisë" në Lucern
Ka dështuar dje tryeza e debatit, e organizuar në Emmen nga organizata e të rinjve të SVP-së (UDC) të Lucernit me temë islamin në Zvicër dhe Evropë. Shkak për këtë ka qenë ndërhyrja dhe sabotimi që një grup protestuesish islamikë bëri gjatë zhvillimit të debatit.
Tryezën e ka përshëndetur organizatori, kryetari i të rinjve të SVP-së Anian Liebrand, ndërsa edhe deputeti nacional nga Partia Socialdemokrate Andy Tschümperlin ka mundur të përfundonte referatin e tij. Mirëpo deputeti Felix Müri i SVP-së nuk është lejuar të fliste nga fishkëllimat dhe bërtimat, shkruajnë mediet zvicerane në botimet e tyre të sotme elektronike dhe të shtypura.
Një numër besimtarësh islamikë nga publiku pengoi me zëra dhe parolla kundërshtuese referatin e deputetit të SVP-së në Paklamentin Nacional, Felix Müri. Pas kësaj Müri braktisi sallën. Më tutje, Valentina Smajli nga Forumi për Islamin Progresiv, e cila po ashtu ishte pjesëmarrëse e ftuar në debat ka bërë përpjekje të qetësonte gjakrat por pa sukses. Për këtë arsye deputeti Müri ka braktisur tryezën dhe me këtë ka përfunduar i gjithë takimi.
Ata që sabotuan debatin, sipas medieve zvicerane kanë qenë nga grupi Shoqëria e të Rinjve Islamikë të Zvicrës (VIJS) që pak më parë kishte protestuar kundër “islamofobisë” në Stacionin hekurudhor të Lucernit. Para kësaj, VIJS kishte kërkuar të mbante një seminar për islamin pikërisht në sallën në Emmen ku u mbajt të dielën tryeza e SVP-së.
Më vonë këtij këshilli i ishte anuluar dhënia e sallës dhe ai kishte kërkuar një sallë në pjesë tjera të qytetit, ku nuk kishte gjetur asnjë të lirë. Në seminar pritej të merrnin pjesë edhe krerët e Qendrës Islamike të Zvicrës si Nicolas Blancho e të tjerë. Ndërkohë salla i ishte lejuar të rinjve të SVP-së.
E kontaktuar nga albinfo.ch Valentina Smajli ka pohuar rrjedhën e ngjarjes që e përshkruajnë mediet zvicerane. Por Smajli ka shtuar se ajo ka qenë aty si referuese dhe pjesëmarrëse në debat në emrin e Forumit për islam progresiv, ku mban postin e nënkryetares dhe nuk ka pasur ndonjë rol organizativ.
“Unë, në emër të “Forumit…” kam qenë vetëm e ftuar kështu që nuk kam pasur dijeni për atë që ka ndodhur në sfondin para takimit”, thotë Valentina. Ajo me këtë rast shpreh keqardhjen për rastin e ndodhur dhe për këtë i lë fajin politikës së SVP-së. “Me qëndrimin e saj ekstrem SVP vetëm sa po i stimulon forcat radikale në mesin e besimtarëve islamë”, thotë Smajli. Kjo ka qenë edhe njëra ndër tezat të cilat ajo i kishte vendosur në referatin që do ta mbante në tryezën e debatit në Emmen.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor