Feja

Islami në Zvicër dhe në Evropë, temë e një debati

Debati në Lucern, në lidhje me islamin do të zhvillohet në mes të Anian Liebrand (JSVP) dhe Valentina Smajlit (Forumi për Islam Progresiv)

Të dielën, më 26 qershor, në Lucern mbahet një debat publik me temë islamin në Zvicër dhe në Evropë.

Aktiviteti është organizuar nga të rinjtë e SVP (Partia Popullore e Zvicrës) të kantonit të Lucernit, nga SVP e Emmenit dhe nga Forumi për Islam Përparimtar.

Debati në sallë do të zhvillohet në mes të Anian Liebrand (JSVP) dhe Valentina Smajli (nënkryetare e Forumit…). Pjesëmarrës të tjerë në debat do të jenë edhe dy deputetë nacionalë të SVP-së: Lucas Reimann dhe Felix Müri dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Andy Tschümperlin.

Moderimin do ta bëjë Elia Saeed nga portali Info8.ch që është njëherësh partner medial i këtij takimi, shkruan info8.ch dhe 20minuten.ch.

Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i një debati konstruktiv mbi islamin në Zvicër dhe në Evropë, për të dhënë kështu mesazhin që të mos u lihet hapësira ekstremistëve, thonë organizatorët.

Takimi fillon në orën 16 dhe hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.