Kuzhina shqiptare

Krelan me duqa

Krelan me duqaPërbërësit:

• 1 kg miell
• 700 ml ujë
• 1 lugë kripë
• 100 gr gjalpë
• 300 gr djath
• Kajmak ose mazë sipas dëshirës

 

Përgatitja:

Brumin e krelanës e zëmë duke i përzier miellin, kripën dhe ujin gjerë sa të fitojmë brum homogjen, pak më të trashë se sa brumi i pallaqinkave.
Së pari e fusim tepsinë me pak vaj në furrë të nxehur mirë, pas 5 min. e nxjerim tepsinë nga furra, e hedhim brumin mbi vajin e nxehtë, pastaj e fusim krelanën përsëri në furrë.
Krelanën e pjekim 40 – 50 min, gjerë sa të skuqet mirë, pastaj e nxerim nga furra dhe ashtu të nxehtë e coptojmë me piru ose thikë.
Krelanës së coptuar sipër ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe djathin. Mund ti shtohet mazë ose kajmak sipas dëshirës.
Krelana me duqa servohet e nxehtë me turshi.

Ju bëftë mirë