Integrimi
NZZ: Integrimi i dyfishtë shqiptar
Potenciali i diasporës edhe në Kosovë – Federata promovon rrjetëzimin
Me mbështetjen e institucioneve federale, migrantët shqiptarë përmirësojnë organizimin e tyre duke synuar integrimin por pa harruar edhe vendet e prejardhjes.
Tre kosovarë, dy vëllezër dhe një motër kanë ngritur në vitin 2008 në Prishtinë një ndërmarrje IT, e cila sot ka 40 të punësuar. Njëri nga vëllezërit, ekspert i informatikës qe kthyer nga SHBA, tjetri ofron shërbime këshillimi nga Zvicra dhe motra, më parë e punësuar si pedagoge sociale, bën pjesë në menaxhimin e firmës, duke lëvizur në relacionin Zvicër – Kosovë.
Ky shembull nuk haset përditë, por ilustron megjithatë shumë. Pasi që shqiptarët e Kosovës, të cilët me dhjetëvjetësha kishin jetuar dhe punuar në Zvicër nuk ishin perceptuar fare si të tillë, e më vonë kishin rënë në sy si refugjatë dhe shpesh kishin dhënë material për problemet e tyre me integrimin, tashti, një pjesë e gjeneratës së dytë po bën një hap përpara. (Pak kohë më parë Ylfete Fanaj, përgjegjëse për rini dhe integrim në kantonin Nidwalden është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit).
Së dyti, mbi potencialin e diasporës për zhvillimin ekonomik dhe së këndejmi edhe për stabilizimin e vendit të prejardhjes tashmë jo vetëm që po diskutohet por, ai potencial, pjesërisht edhe po shfrytëzohet. Dhe në këtë pikë gjen shprehjen “transnacionaliteti” i llojit të vet, që d.m.th. vitaliteti i lidhjeve me Kosovën pikërisht edhe përmes migrantëve të integruar relativisht mirë edhe në shtetet tjera – që mundëson ndërtimin e një ekzistence mobile në të dy mjediset.
Një medium në funksionin e urës
Roli i dyfishtë i popullatës shqipfolëse të Zvicrës (sipas vlerësimeve janë më shumë se 200 mijë shqiptarë, përfshirë edhe ata nga Maqedonia) ishte pak ditë më parë temë e një manifestimi në Bernë, përmes të cilit albinfo.ch prezantoi edhe veten.
Është mbushur tashmë një vit që kur në këtë adresë ofrohen informacione të shumta dhe dëshmi të ndryshme mbi Zvicrën dhe vendet e prejardhjes, në gjuhën shqipe, gjermane dhe frënge.
Përmes kësaj synohet promovimi i integrimit, participimit dhe rrjetëzimit. Por albinfo.ch dëshiron që të shërbejë po ashtu edhe si platformë informacionesh për aktivitetet ekonomike në vendet e prejardhjes. Mediumi i internetit Albinfo.ch, i strehuar nga Edipresse, në Lozanë, drejtohet nga një shoqatë që udhëhiqet nga Sarah Grettler. Kontributet financiare vijnë, veç tjerash nga kredia për integrim dhe për zhvillim, e federatës.
Nga të dy këto aspekte, shteti është i interesuar që grupet emigrantëve të organizohen në mënyrë demokratolke dhe në nivel nacional të Zvicrës. Një partner serioz për dialog i nevojitet edhe Kosovës zyrtare, e cila, nga ana e saj, i ka rregulluar me ligj raportet e veta me diasporën, të cilat tashti dëshiron edhe t`i institucionalizojë.
Themelimi i Kuvendit të shqiptarëve të Zvicrës në fund të majit lidhet në mënyrë indirekte me një studim që kishte bashkëfinancuar Drejtoria për Zhvillim dhe bashkëpunim (DEZA).
Kontakte me komunat
Nëse migrantët dërgojnë para për familjet e tyre, para këto që përbëjnë 10 deri në 20 për qind të brutoprodhimit vendor të Kosovës, atëherë ata do të duhej, kështu është ideja, ata do të duhej të mobilizonin më tepër shumë kapital dhe më shumë know-how personal për ndërmarrjet prodhuese.
Një projekt i DEZA-s që është në fillimet e tij, synon plotësimin e parakushteve për arritjen e këtij objektivi. Sipas informacionit të Alfred Fritschi-t (bashkëdrejtues i sektorit të DEZA-s për Ballkan) së pari synohet të qartësohet mënyra e aktivizimit të lidhjeve të veçanta që kanë mërgimtarët me komunat e tyre të prejardhjes dhe aktivizimi i dialogut që nuk do të kufizohet vetëm në aspektin komercial.
Veç kësaj duhet të shqyrtohet nëse ka zbrazëtira në instrumentet për promovimi stimulimin dhe promovimin e firmave të reja si shërbimet këshillëdhënëse etj. Por, investimet konkrete nuk do të mbështeten. Për këtë qëllim është në dispozicion tashmë fondi i Seco-s “Startup-Fonds, i cili bën mbështetjen financiare me plotësimin e kushteve të caktuara. Por, pritjeve të mëdha u qëndrojnë ndesh para së gjithash kushtet ende të vështira që ofrojnë institucionet publike. (BSH).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes