Gruaja

Kapen në një lokal nate 10 punëtore ilegale nga Shqipëria dhe nga Serbia

Punëtoret e arrestuara punonin si “zonja animimi” dhe në shërbim. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Cyrihut, të gjitha ato bashkë i janë dorëzuar Prokurorisë Publike në Winterthur

Me rastin e një kontrollimi të bërë në një lokal nate në lagjen  Töss të qytetit Winterthur, policia ka arrestuar dhjetë punëtore në të zezë bashkë me dy punëdhënësit e tyre. Të gjitha punëtoret e përmendura janë nga Shqipëria dhe nga Serbia, siç shkruan topnews.ch dhe nuk kanë leje qëndrimi e as leje pune në Zvicër.

Punëtoret e arrestuara punonin si “zonja animimi” dhe në shërbim, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Cyrihut, të gjitha ato bashkë i janë dorëzuar Prokurorisë Publike në Winterthur. Ndërsa dy punëdhënësit, një zviceran 51 vjeçar dhe një bullgare 43 vjeçare do të përgjigjen para prokurorisë.