Gruaja
Ka lënduar rëndë gruan, tash ajo “nuk do” të dëshmojë kundër tij
7 fëmijët dhe gruaja madje kundërshtojnë që deklarimet e tyre të mëparshme në polici të konsiderohen si të mirëqena. Ndërsa avokati i të akuzuarit thotë se klienti i tij ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtën për të heshtur
Qazim H., një burrë 62 vjeçar me shtetësi kosovare akuzohet nga prokuroria e Këlnit për lëndim trupor të rrezikshëm që i ka shkaktuar bashkëshortes së tij. Me këtë akuzë ka filluar sot, e hënë procesi gjyqësor kundër tij, shkruan bild.de. Por, papritur, të gjithë heshtin! Si gruaja 48 vjeçare, e cila nga gjykata konsiderohet se është viktima në këtë rast, ashtu edhe 7 fëmijët që ajo i ka së bashku me 62 vjeçarin.
Ata madje kundërshtojnë që deklarimet e tyre të mëparshme në polici të konsiderohen si të mirëqena, transmeton albinfo.ch. Ndërsa avokati i të akuzuarit thotë se klienti i tij ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtën për të heshtur.
Kështu, Qazim H. e ka dëgjuar në qetësi akuzën sipas së cilës ai më 25 gusht të këtij viti e ka sulmuar bashkëshorten në një pyll të afërt. “Ai i ka kërkuar të shoqes rreth orës 23.30 që ta shoqëronte atë në një shëtitje”, ka thënë prokurorja. Pastaj ai e ka sulmuar dhe goditur pa paralajmërim. Goditje me grushte e me shqelma nga të cilat gruaja ka pësuar lëndime të ndryshme deri edhe gjakderdhje në tru. Pastaj ai ka marrë një grusht dheu duke ia vënë asaj në gojë, për ta ngulfatur. Por gruaja ka arritur të ikë ndërsa ai e ka kërcënuar edhe më tej se megjithatë do ta vriste, përcjell albinfo.ch. Sipas akuzës, motivi ishte në dyshimin se ajo po e tradhtonte.
Pastaj, kur gruaja është kthyer në shtëpi, fëmijët kanë alarmuar njësitet e shpëtimit. Mirëpo ata tash janë duke heshtur. Madje edhe vetë gruaja, viktima e rastit kërkon që edhe mjeku të mos lirohet nga detyrimi për heshtje. Jo, sepse burri i saj nuk e ka shantazhuar, thotë ajo e pyetur nga prokurorja.
Gruaja jeton e ndarë nga burri i saj.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor