Gruaja

Shkëndije Haziri dhe Fitore Fuga, kandidate për “Miss Fribourg” të Zvicrës (Foto)

Shkëndije Haziri dhe Fitore Fuga janë në garë për të fituar kurorën e bukurisë në spektaklin “Miss Fribourg” në Zvicër. Të dy bukuroshet shqiptare janë me origjinë nga Kosova.

Shkëndija është 22-vjeçare, jeton në Château-d’Oex, ndërsa Fitorja është 25-vjeçare, jeton në  Bullen të Zvicrës dhe është e pasionuar pas kozmetikës. Fitorja dëshiron të avancohet në këtë fushë dhe në të ardhmen të hapë një sallon të bukurisë.

Të dy bukuroshet shqiptare ndihen të lumtura që janë pjesë e kësaj gare dhe kanë premtuar se do të japin maksimumin për të fituar kurorën e më të bukurës së këtij kantoni, raporton albinfo.ch.

Shkëndija është një femër e re, dinamike dhe shumë gazmore. Praktikon me kënaqësi disa sporte, si volejboll, futboll dhe karate.
Kohën e lirë të dy vajzat shqiptare kanë dëshirë ta kalojnë me familje, ndërkohë pëlqejnë shëtitjet jashtë vendit si dhe takimet me njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme.

Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 29 tetor, ndërsa pjesë e jurisë është Betim Morina, “Mister Zvicra Frankofone” si dhe përfaqësues i Zvicrës në “Mister World 2016”.

miss_2

miss

miss-shkendije
Albinfo.ch