Sport

Malësori shqiptar pranë stolisjes me kurorë

Edhe një fitore dhe mundësi shqiptar, Naim Fejza, do të stoliset me kurorë duke e futur në mesin e artë të mundësve me të fuqishëm të Zvicrës

Naim Fejza, mundësi i vetëm shqiptar në sportin e popullarizuar të malësorëve zviceranë, është shumë pranë fitimit të kurorës.

Atij i nevojitet vetëm edhe një fitore dhe do të stoliset me kurorë  para më shumë se 50 mijë shikuesve në stadium dhe qindra mijëra ndjekës përmes tevezionit shtetëror zviceran që po e transmeton live këtë manifestim sportiv të malësorëve (schwinger) më të fuqishëm të Zvicrës për tri vjetët e ardhshme.

Fejzaj ka zhvilluar sot tri përleshje, një e ka humbur dhe dy i ka fituar, kurse e lufta e fundit, e katërta,  është vendimtare për të.

Nëse e fiton, malësori me baba shqiptar me prejardhje nga Radavci i Pejës e me nënë kroate, do të zërë vend në mesin e 15-18% të garuesve më të mirë të Zvicrës nga 275 pjesëmarrës të këtij eventi madhëtor të popullit zviceran.

Vetë Naimi është optimist se do ta mbyllë me sukses pjesërrjen e tij të parë në nivel federal.  “Më ka mbetur edhe një luftë e fortë dhe nëse fitoj, do ta marrë Kranze (kurorën)” deklaron Fejzaj për albinfo.ch.