Bota

Ekonomia gjermane po rritet, pavarësisht nga Brexit-i

Ekonomia gjermane ka vazhduar rritjen e fortë në tremujorin e tretë, pavarësisht nga rreziqet e mundshme që mund të sjellë Brexit, thanë në Bundesbank, përcjell albinfo.ch.

Pas një ngadalësimi në rritje në tremujorin e dytë të vitit 2016, tendencat ekonomike mbeten shumë të forta dhe një rritje e konsiderueshme në prodhimin e brendshëm bruto mund të pritet në tremujorin e verës, tha Banka Qendrore e Gjermanisë.

Në periudhën korrik-shtator, gjeneratorë kryesorë të rimëkëmbjes janë shumë të favorshëm në tregun e punës dhe të ardhurave në rritje do të mbetet të paprekura, thuhet në raport.

Bruto produkti vendor në Gjermani në tre muajt e parë të këtij viti u rrit me 0.7 për qind, por në tremujorin tjetër kishte ngadalësim. Bundesbank aktualisht parashikon rritje të PBB-së prej 1.7 për qind për gjithë vitin 2016.