Feja

Xhami e re në Salmsach

Shoqata e komunitetit islamik shqiptar, në zonën industriale të ish ndërtesës së ndërmarrjes „Pfister“ në Salmsach është duke ndërtuar një xhami. „Nuk kemi asgjë për të fshehur“, ka deklaruar Jaja Nasuf, arkëtar i shoqatës dhe përfaqësues i pronarëve të ndërtesës, për të përditshmen „St. Galler Tagblatt“.

Është mbrëmje e së premtes. Tre persona qëndrojnë në një vendparkim dhe diskutojnë së bashku. Një veturë vjen përskaj. Vozitësi zbret nga vetura dhe përshëndetet përzemërsisht. Atje ku më parë ishin makinat, grupi futet brenda duke vazhduar diskutimin më tej. Në këtë hapësirë të mëparshme që kishte qenë fabrikë, tashmë janë dy lokale për lutje. Muri që ndan këto lokale tashmë është vendosur.

Ish fabrika e makinave „Pfister“ në Salmsach aktualisht është duke u riparuar tërësisht. „Punimet kanë filluar që nga muaji janar i këtij viti, ndërsa më së voni deri në fund të vitit duhet të përfundojnë. Anëtarët e shoqatës pothuajse i bëjnë të gjutha pubët vetë, ndërtimin e mureve, të fasadës dhe izolimit. Dhjetëra persona ndihmojnë rregullisht. Punimet elektrike i janë dhënë një ndërmarrjeje të specializuar nga rrethina, ndërsa gjithë materialin e kemi blerë në rajon“, deklaron Jaja Nasuf.

Planet i ka bërë një zyrë arkitektësh. Riparimi i ndërtesës, shoqatës i kushton më tepër se ndërtimi i një shtëpie të re banimi. Investimet janë financuar nga një hipotekë bankare dhe të holla të kursyera. „Çdokush jep aq sa dëshiron“, vazhdon Jaja.

Shoqata e komunitetit islamik shqiptar numëron 220 anëtarë, me 90 për qind shqiptarë nga rajoni Arbon-Romanshorn-Amriswil. Shoqata, deri më tani ka qenë e vendosur në lokalet e portit në Bodensee (SBS) të Romanshorn-it. Në fund të muajit përfundon kontrata e deritanishme. „Ne duhet të largohemi nga atje“, ka shtuar Jaja.

Për këtë, shoqata kohë të gjatë ishte në kërkin të një lokali të ri, ndërsa në Romanshorn të gjitha hapësirat janë të vogla. „Gratë dhe byrrat nuk mund të luten së bashku. Kjo nuk është aspak mirë“, shpjegon Jaja. 

Paraprakisht, shoqata ishte interesuar edhe për lokalet e ish stacionit policor afër stacionit të trenit apo një lokal në sipërfaqen e disa rezervuareve. Por, nuk doli ashtu siç ishte paraparë. „Me këtë lokal të ‚Pfister’, ne e gjetëm një zgjidhje ideale. Tani kemi shumë më tepër vend se sa në lokalin e vjetër dhe mund t’i plotësojmë nevojat tona fetare ashtu siç duhet“, plotëson Jaja.

Nuk kemi aagjë për të fshehur, çdokush është i mirëseardhur“, thotë ai, duke shpjeguar se kontakti me popullatën vendore është shumë i rëndësishëm. Dyert e loklait kanë të hapura për takimin e të rinjve nga fshati. „Shoqata me kënaqësi hyn në negociata, pas pyetjes së komunës nëse nxënësit në të ardhmen mund të kalojnë përskaj sipërfaqes. Ne jemi të gatshëm t’i rregullojmë të gjitha çështjet, pasi për ne, marrëdhëniet me popullatën janë të rëndësihme”, ka përfunduar Jaja.

Sipas tij, bëhet fjalë edhe për një integrim të padiskutueshëm, ndërsa imami i tyre do të angazhohet të vijojë një kurs të gjuhës gjermane. Aktualisht, ai predikon vetëm në gjuhën shqipe e që paraqet një problem. Të gjithë të rinjtë nuk e kuptojnë aq mirë gjuhën e tyre amtare, për të kuptuar se ç’thotë ai.