Integrimi
A duhet të jenë shqiptarët pjesë e politikës zvicerane ?
Në sondazhin e realizuar nga portali “Albinfo.ch” se a duhet të jenë shqiptarët pjesë e politikës zvicerane, 89 për qind e më shumë se 550 të anketuarve mendojnë se komunitetit shqiptar në këtë vend duhet të jetë më aktiv në jetën politike të këtushme, e jo atë të Kosovës. Vetëm 9 për qind e respondentëve mendojnë se shqiptarët nuk duhet të kyçen në spektrin politik të vendit ku ata jetojnë.
Ndryshe mendon politologu Astrit Tsaka, i cili po ashtu ka shprehur nevojën e dinamizimit të politikanëve shqiptarë në Zvicër.
Megjithëse, participimi politik i tyre në spektrin politik zviceran, sipas tij, nuk varet nga vullneti i tyre, por nga të drejtat, të cilat i kushtëzon sistemi i këtushëm ligjor.
“Angazhimi politik i çdo të huaji që jeton dhe vepron në Zvicër nuk varet vetëm nga vullneti i tij personal, por mbi të gjitha nga të drejtat të cilat i kushtëzon ligji për nënshtetësinë zvicerane, gjë për të cilën të gjithë jemi në dijeni se është një procedurë e gjatë, e mundimshme, financiarisht e kushtueshme dhe shumë restriktive”, ka deklaruar për Albinfo.ch Astrit Tsaka.
Tsaka ka shtuar se me përjashtim të disa prej kantoneve të shtetit zviceran, pjesa më e madhe e tyre nuk u lejojnë të huajve të drejtën politike, që nënkupton mes tjerash edhe të drejtën për të votuar dhe për të qenë i votuar.
Mirëpo, Astrit Tsaka e vlerëson angazhimin politik të shqiptarëve si një hap tejet pozitiv, në radhë të parë për komunitetin tonë dhe po ashtu për shoqërinë zvicerane.
“Inkuadrimi i shumë shqiptarëve në skenën politike zvicerane tregon mes tjerash interesimin e madh të tyre për realitetin ekonomik-shoqëror dhe politik të vendit, ku ata jetojnë. Ky fenomen duhet të kuptohet si një dëshirë e tyre për t’i kontribuar shoqërisë dhe shtetit ku ata jetojnë. Ky realitet rrezaton para së gjithash, për mendimin tim, dëshirën e madhe të shqiptarëve për t’u integruar denjësisht në gjirin e shoqërisë zvicerane”, konsideron Tsaka.
Ndërkaq, sa i takon ndikimit të pjesëmarrjes së tyre, ai thotë se do t’i sjellë të mira drejtpërdrejt komunitetit shqiptar, por edhe në tërësi shoqërisë pritëse.
“Në përgjëthësi personat në fjalë shndërrohen në mënyrë automatike në një urë lidhëse në mes të komunitetit shqiptar dhe po këta aktorë politikë do të ndikojnë në marrjen e shumë vendimeve të rëndësishme për shoqërinë në tërësi”, mendon Tsaka.
Edhe partitë politike zvicerane që i kanë hapur dyert për shqiptarët do të përfitojnë sipas politologut Tsaka së pari në aspektin e njohjes më të thellë përsa i përket komunitetit shqiptar, dhe së dyti për mundësinë që u jepet për t’i korrigjuar disa prej veprimeve të tyre, shpeshherë jo fort të pranueshme për të huajt.
Ndërkaq, nuk është vlerësuar aspak befasues fakti që shumica e kandidatëve shiqptarë që garojnë në zgjedhjet lokale në Zvicër janë rreshtuar në Partinë Socialiste dhe në Partinë e Gjelbër. Përjashtim kanë bërë ata që janë kyçur në Partinë Popullore Demokristiane.
“Zëri i shqiptarëve do të dëgjohet më së shumti tek ato parti politike zvicerane, të cilat në kontekste të caktuara kohore nuk i kanë shfytëzuar problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar për përfitime politike elektorale. Dhe këtu mund ta merrni me mend se për cilën apo cilat parti e kam fjalën”, ka përfunduar Tsaka.
Haki Latifi, njëri prej politikanëve që deri tashti ka lobuar më shumë për politikën kosovare, ngase ka udhëhequr për disa vjet me radhë degën e LDK-së në Zvicër, ka ndryshuar mendimin duke favorizuar angazhimin e shqiptarëve në politikën e këtushme zvicerane.
Haki Latifi
Për Latifin, në këtë mënyrë shqiptarët mund t’i mbrojnë më mirë të drejat e tyre duke i besuar votën kandidatit shqiptar.
“Pjesëmarrja në politikën zvicerane është shumë e rëndësishme, pasi komuniteti shqipfolës mund të mbrojë të drejtat e veta në mënyrën më të mirë të mundshme duke i besuar votën përfaqësuesit (kandidatit) të tyre ushqyes të vlerave produktive”, ka deklaruar për Albinfo.ch kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.
Për Latifin, këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjithë për të krijuar kushte të mirëqenies sociale, kushte të barabarta të përfshirjes në punë, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, përfaqësimin dinjitoz në struktura të tjera lokale, kantonale e pse jo edhe në Konfederatën zvicerane.
“Pastaj, krijimi i hapësirave komunikuese dhe jetës kulturore, ruajtja dhe forcimi i gjuhës dhe traditës amtare, përfshirja dhe inkuadrimi perspektiv në zgjedhjet komunale, kantonale etj., përkrahja financiare për shqiptarët në aktivitetet e tyre humanitare, sociale, kulturore, edukative, sportive etj., përfaqësimi në jetën akademike, mediatike, politike dhe profesionale dhe sigurisht binjakëzimi i nismave dhe projekteve me vendet amë”, thekson politikani kosovar.
Në prag të zgjedhjeve lokale në Zvicër vërehet kandidimi në numër më të madh dhe kjo duket sikur paralajmëron një etapë të re për shqiptarët në Zvicër.
Etapën e fillimit të participimit të tyre të plotë në jetën institucionale të vendit ku ata jetojnë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor