Gruaja

Rita flet për vuajtjet e nënës së saj pas largimit nga Kosova

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka qenë e ftuar në një program special, “VH1 Dear Mama”, ku ka folur për nënën e saj, Verën, si dhe për betejën e saj me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar në YouTube, Rita, e emocionuar, rrëfen se e ëma nga një doktoreshë në Kosovë iu desh sërish që të përvishte mëngët 6 vjet për t’u rikualifikuar.

“Nënë, t’i kurrë nuk u dorëzove. Shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahur familjen tonë. Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”, ka shtuar ajo. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas ajo nënës së saj, Verës, të cilën e ka ftuar në skenë dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

Vera, e emocionuar, ka folur para publikut, duke treguar lidhjen e saj të ngushtë që e ka me fëmijët e saj, Ritën, Elenën dhe djalin, Donin. “Rita, të dua”, ka thënë ajo në fund të fjalimit, teksa ka uruar ditën e nënave.

http://www.vh1.com/video-clips/yj582q/dear-mama-rita-ora-gets-emotional-honoring-her-mother-vera

Albinfo.ch