Lajme
GDN përkrah dialogun Prishtinë-Beograd
Përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për Kosovën, sot në takimin e radhës në Bruksel, ftuan Prishtinën dhe Beogradin zyrtar që sa më shpejtë të fillojnë dialogun me qëllim të tejkalimit të dallimeve.
Pas takimit është thënë se GDN-ja e njeh tërësinë territoriale të Kosovës dhe e përkrah punën e misionit të BE-së të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, si dhe inkurajon partitë në Kosovë të formojnë qeverinë e re, e cila do të jetë në funksion të qytetarëve.
Kosovën në takim e ka përfaqësuar ushtruesja e detyrës s ë ministres s ë Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, e cila ka marrë pjesë në takimin kryesor të drejtorëve politikë për rajonin e Ballkanit të shteteve që përbëjnë GDN-në. Po ashtu edhe drejtori I Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme të Kosovës, Veton Surroi ka raportuar para GDN-së.
Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i ICO-së në Kosovë, Piter Feith dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Ndërsa ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, i cili do të vizitojë të mërkurën dhe enjten edhe Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, gjatë këtij takimi, ka thënë se SHBA-të e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës – dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
GDN-në e përbëjnë shtetet që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, të cilat, po ashtu, angazhohen për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. GDN-ja është formuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mblidhet çdo gjashtë muaj për të parë implementimin e pavarësisë në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?