Integrimi
Ervis Gega, dikur refugjate, sot profesoreshë e famshme e violinës
25 vite më vonë, Ervisi kthehet në kampin ku ka banuar dhe luan me violinë para fëmijëve të refugjatëve të sotëm
Fluksi i madh i refugjatëve që po vazhdon prej më shumë se një viti në Gjermani, ka bërë që mediet t`i kthehen në vazhdimësi kësaj teme, duke bërë dhe krahasime ose paralelizime me flukset e mëparshme. Po ashtu merren individë të veçantë nga ajo kohë dhe hulumtohet se ku janë ata sot dhe çfarë kanë arritur në Gjermani.
Një emision i televizionit të dytë publik gjerman ZDF ka vënë në fokus violinisten shumë të suksesshme shqiptare-gjermane, Ervis Gega, e cila para rreth 25 vitesh ka ardhur me prindërit në Gjermani si azilkërkuese. Rastësisht, mediet e kishin xhiruar Ervisin dhe prindërit e saj atëbotë në kampin e azilit ku ishin strehuar 199 refugjatë shqiptarë. Ata përbënin grupin e të strehuarve në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë.
Ervis Gega në atë kohë ka qenë 16 vjeçe. Gjithë çfarë ka pasur de ka ditur në atë kohë ka qenë ekzekutimi në violinë, thuhet në emision. Ndërkohë, 25 vite më vonë, Ervisi kthehet në kampin ku ka banuar dhe luan me violinë para fëmijëve të refugjatëve të sotëm. Ajo evokon kohën e rëndë që ka përjetuar si refugjate po dhe kujtimet e mira që i ka pasur me punëtoret e kampit, njërën nga të cilat e takon po aty, edhe pas 25 vitesh. Të dyja kujtojnë koncertin e parë që vajza e atëhershme 16 vjeçe e ka dhënë nën organizimin e punëtores në fjalë dhe pastaj fillimet e saj në skenat koncertale, në filarmoninë e Bonit etj..
Sot Ervis Gega është profesoreshë e muzikës në universitet dhe soliste shumë e njohur, e pranishme në skena të ndryshme koncertale kudo në botë. Ajo i është mirënjohese Gjermanisë që ia ka njohur talentin dhe e ka ngritur në shkallën ku është sot.
Po ashtu edhe babai i saj, Virgjil Gega, muzicient dhe ai, ka gjetur veten në profesion të vetin. Ai është pedagog muzike dhe në emision paraqitet si dirigjent i një orkestri shkollor
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor